
Mesfushori argjentinas, Alexis Mac Allister, falë paraqitjeve të mira në Botëror ka zgjuar vëmendjen e shumë klubeve të njohura europiane për transferimin e tij.
Mac Allister ishte njëri nga lojtarët kyç të Argjentinës në triumfin e tyre në Botërorin e Katarit.
Sipas raportimeve të fundit, skuadrat e fundit që i janë bashkuar garës për transferimin e mesfushorit janë Liverpooli dhe Juventusi.
Liverpooli menjëherë pas transferimit të Gakpos, dëshiron që t’i sigurojë shërbimet edhe të një tjetër futbollisti që shkëlqeu në Botëror.
Ndërkohë Juventusi po kanë probleme në repartin e mesfushës kohëve të fundit, dhe e shohin Mac Allisterin si lojtar të duhur për këtë repart.
Drejtori sportiv i Brightonit kishte konfirmuar që pas Botërorit shumë oferta kanë ardhur për mesfushorin, por klubi anglez po ashtu do të tentojë të rinovojë kontratën me të.
Mac Allister ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 42 milionë euro.
Këtë sezon me Brightonin ai ka shënuar pesë gola në 14 paraqitje.