
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefin e OSBE-së z.Michael Davenport, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se me të kanë folur për zhvillimet e fundit politike si dhe për ato në veri dhe për sundimin e ligjit.
Haradinaj ka thënë se e ka siguruar për bashkëpunim me të në shërbim të disa procesve të brendshme të vendit.
Ai më tej e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë:
“Zhvillimet aktuale politike, në veçanti në pjesën veriore të vendit dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ishin temat kryesore të bashkëbisedimit të sotëm me z. Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Ambasadorin Davenport e sigurova për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në shërbim të zhvillimit të demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10