Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

2022-shi, rrugëtim rritës i FSK-së, me cak anëtarësimin në NATO (FOTO)

Gazeta10
31 December 2022 - 17:52

Forca e Sigurisë së Kosovës është renditur si institucioni më i besueshëm, jo vetëm në sektorin e sigurisë, por edhe në krahasim me institucionet në kuadër të sektorëve të tjerë, sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Në raportin “Perceptimet publike për besimin, korrupsionin dhe integritetin e institucioneve publike në Kosovë” për vitin 2022, 83 për qind e të anketuarve kanë besim apo besim të plotë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në krahasim me 9 për qind që kanë pak besim ose aspak besim në këtë institucion të uniformuar.

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka ruajtur këtë nivel të lartë besimi për disa vite edhe pse ndërveprimi i saj me qytetarët është më i rrallë në krahasim me institucionet e tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.