Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG tenton transferimin e Victor Osimhen

Gazeta10
02 January 2023 - 15:20

Paris Saint-Germaini janë të interesuar për transferimin e sulmuesit Nigerian, Victor Osimhen.

Osimhen po kalon në formë mjaft të mirë këtë edicion me Napolin dhe është njëri nga lojtarët kyç që Napoli është lider në Serie A.

Në drejtim të sulmuesit afrikan kanë ardhur oferta nga klubet e njohura evropiane, dhe së fundmi garës për transferimin e tij i’u është bashkuar edhe ekipi parisien.

Trajneri i Parisit, Christoph Galtier, e njeh mirë lojtarin, pasi e ka pasur atë lojtar sa ishte trajner I ekipit tjetër francez, Lille.

Napoli raportohet se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për Osimhenin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.