Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E papritur, kjo skuadër interesohet për Vedat Muriqin

Gazeta10
04 January 2023 - 12:23

Vedat Muriqi po vazhdon të kërkohet nga klube të njohura evropiane.

Sulmuesi kosovar po pëlqehet nga klubet e La Ligas dhe të Premierligës.

Por, së fundmi në garë për përfaqësuesin kosovar është futur edhe Alavesi, shkruan “elgoldigital”.

Ky ekip garon në Secunda Division (liga e dytë spanjolle), por ka ambicie të larta për t’u rikthyer në La Liga.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë të besohet që 28 vjeçari të transferohet në një klub që garon në një nivel më të ulët garash.

Vetëm për një ofertë prej 30-40 milionë eurosh, klubi ishullor mund ta lë të largohet “Piratin” e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.