Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu: Degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-të nuk guxojnë të tolerohen

Gazeta10
04 January 2023 - 15:26

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan se “njohja mes Kosovës dhe Serbisë tani nuk është e mundur”, raporton Gazeta10.

Ajo tha se kjo deklaratë nuk mund të kalohet thjeshtë dhe të heshtet në qetësinë e festave të Vitit të Ri.

Musliu deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente ndaj qytetarëve për çështjen e dialogut.

“Eksperimentet  si ato në veri të Kosovës qe ndodhen në fundvitin qe lam pas, degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-të nuk guxojnë të tolerohen. Qeveria e Kosovës duhet të jap llogari për nivelin shkatërrues qeverisës”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.