
Në Kukës është varrosur 31-vjeçari, Visart Cengu, që u vra në një lokal në Prizren në orët e para të së martës, raporton Gazeta10.
Babai i viktimës ndër të tjera ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë pasur një armik të përbashkët, Serbinë.
Ai më tej ka thënë se kurrë nuk e ka besuar se kemi plumba për shqiptarë.
“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, raporton EO / Gazeta10.