Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Suspendohet mësimdhënësi në Vushtrri, dyshohet për ngacmim seksual

Gazeta10
05 January 2023 - 20:03

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Një mësimdhënës është suspenduar në Vushtrri pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht nxënësen e tij të klasës së 6. Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  për të cilin ka thënë se janë ngritur dy aktakuza, derisa edhe kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka thënë se rastet e tilla nuk do të tolerohen, shkruan Kanal10.

Një vit para se të dilte në pension, është suspenduar një mësimdhënës në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht nxënësen e tij të klasës së gjashtë.

Lidhur me rastin për Kanal 10, ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë,Valon Preteni, i cili ka thënë se ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë për dy vepra penale.  

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzim penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmim seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmim Seksual”, Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Ndërkaq, edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar pas rastit në shkollën e këtij qyteti, i cili ka thënë se rastet e tilla nuk do të tolerohen.

Edhe kryetari i Komisionit Disiplinor  ka thënë se mësimdhënësi është suspenduar me 50% të pagës së tij, deri në përfundimin e procesit penal ndaj tij.

Raste si këto nuk janë të pakta në vend, ku mësimdhënësit janë përfshirë në vepra penale të sulmeve apo ngacmimeve seksuale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.