Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre të vdekur nga trazirat pas arrestimit të djalit të “El Chapos”

Gazeta10
06 January 2023 - 8:52

Tre persona të forcave të sigurisë kanë vdekur në përleshjet në shtetin Sinaloa pas arrestimit të djalit të mbretit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo”.

Ovidio Guzman-Lopez – vetë supozohet se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij – u kap në Culiacan dhe u transferua në Mexico City.

Anëtarët e tërbuar të bandës ngritën blloqe rrugësh, u vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal.

Dy avionë u goditën me armë zjarri – njëri ndërsa përgatitej të ngrihej, shkruan BBC, transmeton Gazeta10.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në tre aeroporte të Sinaloas.

Guvernatori i shtetit tha më herët se 18 persona ishin pranuar në spital.

Guzmán-López – i mbiquajtur “Miu” – akuzohet pse ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij, tha ministri i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval. Është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.