
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar një deklaratë të ministrit për Komunitetet dhe Kthim në qeverinë e tij, Nenad Rashiq, lidhur me formimin e Asociacionit, ka thënë se pajtohet me të por jo në gjithçka, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se e ka takuar dje ministrin Rashiq por se kanë diskutuar për një gjë tjetër.
Më tej, Kurti ka thënë se ai angazhohet për të drejtat e serbëve por brenda ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.
“Unë e kam takuar dje ministrin Rashiq, kemi biseduar për një cështje tjetër, por më duhet të them që unë pajtohem me të shumë dhe e konisderojë politikan shembull por kjo nuk do të thotë që tash kryeministri me ministrin Rashiq, pajtohet për gjithçka, tërë kohën dhe plotësisht, kjo s’ndodh as brenda të njejtit subjekt politik. Por unë edhe njëherë por e ritheksojë se unë angazhohem për të drejtat e serbëve por gjithmonë në funksion të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë në njërën anë dhe të drejtave dhe të lirive të tyre”, ka thënë Kurti në një konferencë për media. / Gazeta10