Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti dënon sulmin ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë, thotë se i dyshuari i arrestuar do të përballet me drejtësinë

Gazeta10
06 January 2023 - 18:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë, ku ndër të tjera ka thënë se i dyshuari i arrestuar do të përballet me drejtësinë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se është thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre,

Më tej, Kurti ka thënë se ai tashmë është i arrestuar dhe i njejti do të përballet me drejtësi.

Kurti ka thënë se do të vazhdohen hetimet deri në zbardhjen e plotë të rastit teksa ka thënë se Policia e Kosovës është e angazhuar në kryerjen e detyrave pavarësisht dallimeve.

Këtu keni statusin e plotë:

“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.

Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.