Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar si akt të patolerueshëm plagosjen e dy personave në Shtërpcë, raporton Gazeta10.
Osmani përmes një komunikate për media ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.
Më tej ajo ka kërkuar trajtim urgjent të këtij rasti nga organet e sigurisë.
“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit”./ Gazeta10