
Analisti Halil Matoshi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas plagosjes në Shtëpcë, raporton Gazeta10.
Matoshi ka thënë se ky është një akt kundër lirisë dhe shtetit kosovar.
Më tej, ai ka thënë se Mehaj po shihet se nuk e ka në kontroll të plotë ushtrinë.
Matoshi ka thënë se ushtari i FSK-së i shërben paqes sepse ajo është për t’i thënë jo luftës.
Më tej, Matoshi ka thënë se dorëheqja e Mehajt është si një akt moral është e domosdoshme.
Këtu keni postimin e plotë:
“Akt kundër lirisë dhe shtetit kosovar!
Ministri i mbrojtjës Armend Mehaj duhet me u dorëheq. Meniherë.
Ai doket ashiqare se nuk e ka nën kontroll të plotë ushtrinë.
Pasqyrën e nji kombi.
Ministri nuk di kush po u jep urdhna ushtarëve, as për cilën rrymë fetare apo ideologjike punon akëcili nga ta!?
Ushtari kosovar nuk vret qytetarë të pafajshëm, në vigjilje feste.
Ushtari i Republikës nuk shtin në qytetarë, vetëm pse përkasin në fe ose etni tjetër.
Ushtari i FSK-së i shërben paqes!
Sepse FSK âsht ushtri e paqes dhe âsht këtu me i thanë jo luftës!
Ushtari kosovar nuk sulmon qytetarët në asnji rrethanë.
Për asnji qëllim.
Dorëheqja e ministrit si akt moral, âsht e domosdoshme!
Sepse diskursi i praptë i qeveritarëve kohëve të fundit, ka kriju ambient të favorshëm për akte të tilla, që në thelb bien ndesh me interesat vitale të vendit tonë, duke i dhânë shkas propagandës ruso-serbe që ta akuzojnë Kosovën për përndjekje të serbëve.
P.S.”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10