
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se mbështet iniciativën e qendrës Plagë e Hapur, raporton Gazeta10.
Iniciativa e kësaj qendreje është që lulekyuqja të vendoset zyrtarisht si simbol i gjenocidit në Kosovë.
“Bashkërisht t’i nderojmë viktimat e pafjshme të gjenocidit serb”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.
Këtu keni postimin e plotë:
“Shpirtërisht mbështes iniciativënn e Qendres Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur, që kjo lulekuqe të vendoset zyrtarisht si simbol i ketij Gjenocidi. Bashkërisht ti nderojmë viktimat e pafajshme të gjenocidit serb”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10