
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmi ndaj 2 shtetasve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se do të dënohet me forcën maksimale të ligjit.
Më tej, ai ka thënë se Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin.
Tutje, ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit në të gjithë territorin.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sulmi ndaj 2 shtetasve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet me forcën maksimale të ligjit.🇽🇰 Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10.