
Qytetarët serbë janë mbledhur në Shtërpcë, për të protestuar në lidhje me rastin ku mbetën të plagosur dy të rijnë të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar, raporton Gazeta10.
Siç raporton gazetarja e Kanal10, Gentiana Gashi, të pranishëm aty janë edhe Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it që janë duke e mbajtur rendin e duke monitoruar situatën.
Të lënduar nga incidenti i 6 janarit mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, përderisa i dyshuari në këtë rast është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili sot në seancën gjyqësore deklaroi se ka shtënë në ajër dhe tokë për vetëmbrojtje.
Policia pak më parë ka njoftuar se është bllokuar rruga Shtërpcë-Prevallë si shkak i kësaj proteste.
Lidhur me këtë protestë nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, kishte thënë se kjo protestë tregon se ata i hoqën bllokada por, ka inat ende te të gjithë ata.
Protesta jonë kundër asaj që ndodhi me Stefanin dhe Miloshin, gjithçka që po na ndodh së fundmi, nuk ka mbaruar. I hoqëm bllokadat, por ka ende inat te të gjithë ne” – ka thënë ai./Gazeta10