
Një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 01:40 në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast./Gazeta10