Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Balde largohet nga Drita, karrierën do ta vazhdojë në Evropë

Gazeta10
09 January 2023 - 12:35

Prince Balde nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjilanase Drita FC.

Ka qenë faqja zyrtare e Dritës që ka njoftuar shkëputjen e kontratës me qendërmbrojtësin.

Reprezentuesi i Liberisë karrierën pritet ta vazhdoj në Evropë.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Prince Balde mbyll bashkëpunimin me DRITËN

FC DRITA ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me futbollistin Prince Balde dhe i njejti pritet të vazhdojë karrierën në Evropë.

Prince Balde me ne ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shenuar dy gola.

Balde te DRITA ishte për një vit e gjysmë, pas transferimit nga Feronikeli.

Klubi i dëshiron suksese në karrierën e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.