Policia e Kosovës ka njoftuar se një 83-vjeçare ka vdekur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili nuk ka pasur mbrojtje.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe rasti është iniciuar si “Vdekje aksidentale”, raporton Gazeta10.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës. Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë. Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore./Gazeta10