Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mungesa e materialit të pasaportave – Deputeti i VV-së kritikon Sveçlën

Gazeta10
09 January 2023 - 23:31

Deputeti i partisë në pushtet, Visar Korenica ka komentuar kërkesën Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ndaj shteti gjerman që t’i lejojë kosovarët të hyjnë në këtë shtet me pasaporta të skaduara, për shkak të mungesës së materialit.

Teksa ka thënë e ka quajtur “kërkesë jo e rregullt”, Korenica në Prime Time tha se kërkesa e ministrtit ishte bërë me qëllim për ta lehtësuar udhëtimin për qytetarët e Kosovës për një periudhë të shkurtër.

“Mungesa e materialit të pasaportave nuk është lajm i mirë, e as situatë e kënshme për askënd që ka udhëtime të ndryshme. Secili në bazë të ëprgjegjësisë së tij, duhet të angazhohet t;’i paraprijë problemeve që mund të ndodhin. Nuk dua t’i arsyetoj, se s’ka nevojë për arsyetim”, tha Korenica në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.