
Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar opozitën lidhur me qeverisjen e saj, ndërkohë që ka paraqitur sukeseset e saj, raporton Gazeta10.
Në një video të publikuar, LVV thotë se ka ndryshim midis qeverisjes së tyre dhe opozitës aktuale që ka qenë në pushtet.
Kështu, në këtë video bëhet dallimi në mënyrën e pasurimit, të zhvillimit, të vizionit, dhe në disa tema të tjera që sipas Vetëvendosjes e dallojnë atë nga ish-pushteti.
“Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari”, thuhet ndër të tjera.
Këtu keni postimin e plotë:
“Çka ka çka s’ka këto 2 vite?
Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.
Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.
Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.
Ka shtet sepse s’ka banda.
Ka zhvillim sepse s’ka hajni.
Ka vizion sepse s’ka mësymje private.
Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.
Ka REPUBLIKË!”, thuhet në videon e Lëvizjes Vetëvendosje. / Gazeta10