Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shtrenjtohen edhe shumë produkte, ekonomistët thonë se kjo po e rëndon jetën e qytetarëve

Gazeta10
10 January 2023 - 20:26

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Shumë produkte të cilat janë esenciale, kanë shënuar rritje në ditët e para të muajit janar. Pronarët e bizneseve thonë se ata janë të detyruar ta ndjekin trendin e rritjes së çmimeve, pasi varën nga importi. Njohësit e ekonomisë thonë se kjo rritje po ndikon negativisht në mirëqenien e qytetarëve, shkruan Kanal10.

Rritja e çmimeve në Kosovë, nuk ka të ndalur, me gjithë paralajmërimet se në vitin e ri do të fillojnë të bien.

Me çmimin e njëjtë të dhjetorit, nuk mund të blihen shumë produkte, përfshirë vezët, mishin, sheqerin, patatet, derisa së fundmi janë shtrenjtuar edhe pakot e cigareve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës produktet që në janar prekën rritje në çmim janë:

Sheqeri, nga 5 euro e 63 centë sa ishte në dhjetorin e vitit 2022, na janar të këtij viti, 5 kilogramë kushtojnë 5 euro e 80 centë.

Uji nga 36 centë, në janar është rritur në 40 centë.

Kilogrami i patateve është rritur në 80 centë, ndërsa në dhjetor kushtonte 66 centë.

Shtrenjtim kanë pësuar edhe produkte të tjera, ku pako e cigareve nga 2 euro e 50 centë sa ishte, të martën është rritur për 50 centë.

Sa i përket mishit, Bujar Humolli, i cili merret me shitjen e këtij produkti tash e 31 vjet, thotë se në rritjen e çmimit ka ndikuar importi.

Njohësit e ekonomisë thonë se rritja e pandalshme e çmimeve është shqetësuese për mirëqenien e qytetarëve.

Ndërkaq, përkundër kësaj rritje të çmimeve, Banka Qendrore e Kosovës ditë më parë kishte paralajmëruar se gjatë vitit 2023 pritet që të ketë ulje të çmimeve e rënie të inflacionit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.