
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria përmes rikthimit të propagandës po synon ta mbulojë paaftësinë e saj, raporton Gazeta10.
Halimi ka thënë se në vend të propagandës, pushteti duhet të merret me sfidat që po kalojmë.
“Në sfidat që po kalojmë partia në pushtet merret me propagandë në vend që të oftojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohemi”, ka thënë Halimi.
Më tej, ajo ka thënë se partia në pushtet po i kthehet së kaluarës.
“Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet së kaluarës për t’i ikë përgjegjësive dhe ta mbulojë paaftësinë qeverisëse”, ka thënë më tej Halimi.
Halimi ka përmendur edhe dikasteret ku po dështon qeveria, sipas saj.
“Në ekonomi dështim, në shëndetësi dështim, në arsim dështim”, ka thënë më tej Halimi. / Gazeta10