Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Berishaj rrezikon t’i tërheq pas vetes edhe kryeministrin dhe presidenten

Gazeta10
11 January 2023 - 13:53

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se amabsadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, rrezikon t’i tërheq pas vetes edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, raporton Gazeta10.

Tahiri ka thënë se shkarkimi i ambasadorit Berishaj nuk është më ndonjë opsion.

Më tej, ai ka thënë se pas fakteve të reja rreth aferës Berishaj, duhet të ngrihet një trup special për ta hetuar këtë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Faktet e reja të publikuara në mediat tona për përmasat milionëshe të aferës së Martin Berishajt dhe implikimet e financimit nga mafia energjetike të fushatave zgjedhore, që në Kosovë kanë prodhuar një kryeministër dhe një presidente, duhet të hetohen nga një trup special apo një Task Forcë me prokurorët e hetuesit më të mirë që i ka Kosova, e ngarkuar ekskluzivisht me këtë qëllim. Natyrisht, shkarkimi i Ambasadorit Berishaj nuk është më çështje opsionale, përveç nëse ai, siç edhe po duket, rrezikon t’i tërheqë pas vetës edhe kryeministrin edhe presidenten”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.