Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Skandali i kirurgëve në Vushtrri, lirohet njëri nga të dyshuarit për ryshfet

Gazeta10
11 January 2023 - 16:20

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka liruar kirurgun e Spitalit të Vushtrrisë, Arsim Latifiaj, i arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni i cili tha se njëri nga kirurgët është  liruar, tjetri është  dërguar në paraburgim ndërkohë që njëri nga të  dyshuarit ende nuk është intervistuar sepse nuk është arrestuar ende.

“Për njërin person të ndaluar, me iniciale E.S., Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, dhe seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. I ndaluari tjetër me iniciale A.L., është liruar dhe për të njëjtin do të vendoset në procedurë të rregullt, ndërkaq personi i tretë për këtë rast me iniciale I.Z., nuk është intervistuar ende pasi që ende nuk është arrestuar”, ka thënë Preteni.

Ditë më parë në media u publikua një artikull ku thuhej se disa kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohej se kishin kërkuar para nga pacientët për të kryer operim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.