
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovachevskin, kanë diskutuar për tema jetike, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ka qenë një takim i shkëlqyer.
Më tej, ai ka thënë se ndër temat e tjera që janë diskutuar kanë qenë edhe energjia, siguria kibernetike, ekonomia si dhe lufta kundër korrupsionit.
Tutje, ai ka thënë se ka falënderuar të gjithë për angazhimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut.
Këtu keni postimin e plotë:
“Takimi i shkëlqyer me kryeministrin @DKovachevski dhe disa ministra kyç. Diskutuan çështje jetike, duke përfshirë energjinë, sigurinë kibernetike, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit. I falënderova të gjithë për angazhimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Chollet në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10