Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësja ruse: Kurti e Zelensky janë nazistë

Gazeta10
11 January 2023 - 22:15

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë nazistë.

Në një opinion të saj të shpërndarë në Twitter, Zakharova thotë se Kurti dhe Zelensky vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, duke thënë se së shpejti ata do ta pranojnë këtë.

Reagimi i Zakharovas ka ardhur pas planeve të Ministrisë së Kulturës në Kosovë për ta rinovuar shtëpinë e dikurshme të Xhafer Devës.

“Autoritetet aktuale në Kosovë, një territor separatist, vendosën të përjetësojnë kujtimin e Xhafer Devës në sfondin e një përshkallëzimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina është e gatshme të shpenzojë 300 mijë euro për të restauruar një ndërtesë të vogël trekatëshe ku ky bashkëpunëtor nazist dhe kriminel lufte ka jetuar gjatë okupimit. Kjo po ndodh pavarësisht protestave të shprehura nga shoqatat hebraike, madje edhe nga ambasadori gjerman. Megjithatë, Prishtinës nuk mund t’i kushtohej vëmendje, dhe patronët e saj – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE-ja, kanë heshtur. Nuk është se janë në siklet; ata në fakt janë shumë të lumtur. Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë t’i këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?”, ka shkruar Zakharova.

Familjarët e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Xhafer Deva, kanë dorëzuar padi në Gjermani ndaj ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, në lidhje me mënyrën se si ambasadori kishte reaguar ndaj planeve të Ministrisë së Kulturës për ta rinovuar shtëpinë e dikurshme të Devës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.