Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi komenton raportin e Human Rights Watch për Kosovën, kritikon qeverinë në disa tema

Gazeta10
12 January 2023 - 11:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar raportin e Human Rights Watch për Kosovën, ku ndër të tjera e ka kritkuar rëndë qeverinë në disa tema, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ky raport e ka evidentuar kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen si dhe pasigurinë sociale dhe politke të krijuar në vend.

Më tej, ai ka përmendur edhe speficikisht ku sipas tij ka dështuar Qeveria.

Krasniqi ka thënë se ka pasur një mungesë elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Ëatch.

Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie.

Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.