
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim përfaqësues të Këshillit të Klubeve të Gjelbërta, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kanë ndarë me ta idetë e tyre për një kryeqytet të gjelbërt dhe miqësor.
Më tej, ai ka thënë se do të sjellin super ide gjatë vitit 2023.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në Sallën e Kuvendit të Kryeqytetit prita përfaqësuesit e Këshillit të Klubeve të Gjelbëra – nxënës nga 9 shkolla të Prishtinës, të cilët ndanë me ne idetë e tyre për një kryeqytet të gjelbër dhe miqësor me ambientin
Jemi të lumtur të vazhdojmë bashkëpunimin me Green Art Center , së bashku me të cilët këto super ide do t’i sjellim në jetë gjatë vitit 2023
#prishtinaegjelbër”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10