Një 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë, raporton Gazeta10.
Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar, zëdhënësi në policinë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti në polici është hapur si hetim i vdekjes.
“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, ka thënë Zahiti për Gazeta10.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Gazeta10