Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjysma e Koshtovës së Mitrovicës pa ujë të pijes

Gazeta10
12 January 2023 - 19:34

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10


Për gati dy vite, gjysma e shtëpive në fshatin Koshtovë të Mitrovicës janë pa ujë të pijes. E në mungesë të ujit, ata mundohen të gjejnë alternativa të tjera. Për këtë, nga ujësjellësi i Mitrovicës thonë se problemi qëndron tek borxhet e banorëve, i cili është i madh.

Ky është stacioni i pompave, në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, nga ku furnizohen banorët me ujë të pijshëm.

Por, banorët thonë se gjysma e fshatit nuk furnizohet fare me ujë, me ç’rast detyrohen të gjejnë alternativa tjera, siç është hapja e puseve.

Ata thonë se mungesa e furnizimit me ujë për të gjithë fshatin nuk po bëhet, për shkak të vjetërisë së pompave.

Edhe banorë të tjerë thonë se prej rreth dy vjetësh përballen me vështirësi të shumta për shkak të mungesës së ujit.

Por, nga ujësjellësi i Mitrovicës thonë se mungesa e furnizimit për një pjesë të fshatit Koshtovë nuk është si pasojë e dëmtimit të pompave, por që ata nuk janë duke i kryer pagesat.

“Kjo nuk ka të bëjë me dëmtimin e pompave. Javën e fundit ka pasur problem për shkak të pompave ku pritet të rregullohet nesër. Problemi qëndron tek pagesat, banorët e atij fshati lë të paguajnë ujë aq sa marrin pastaj rregullohet kjo çështje. Kanë krijuar një borxh të madh derisa nuk janë duke kryer obligimet e tyre si konsumator.”

Janë rreth 400 shtëpi në këtë fshat, që sipas banorëve, gjysma e tyre kanë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.