Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Publikohet letra që Mogherini ia kishte drejtuar ish-kryeministrit Mustafa për Asociacionin

Gazeta10
12 January 2023 - 20:53

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka bërë publike për herë të parë në Politiko në Kanal10 letrën e ish-përfaqësuesë së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dërguar aso kohe kryeministrit Isa Mustafa një ditë para se të nënshkruhet marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në vitin 2015.

Në letër sipas Ibrahimit thuhet se Mogherini është zotuar që Asocacioni s’do të ketë kometenca ekzekutive dhe do të jetë në harmoni me legjislacionin e Kosovës në fuqi, shkruan Gazeta10.

“Marrëveshja e arritur në vitin 2015 kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa, e ka dhënë mundësinë që Gjykata Kushtetuese të shoh se çfarë të ndodhë në të ardhmën. Mustafa në atë kohë ka qëndruar në atë deri në orët e mnëgjësit derisda e ka futur në klauzolë që cdo vendim sa i përket Asociacionit duhet të jetë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Dhe kjo ka qenë fitorja më e madhe diplomatike në atë kohë, sa i përket një Asociacioni. Një ditë përpara sa të nënshkruhet marrëveshja e vitit 2015, Mogherini i ka dërguar një letër Mustafës ku është zotuar që ky mekanizëm s’do të ketë kometenca ekzekutive dhe do të jetë në harmoni me legjislacionin në fuqi”, tha Ibrahimi në Politiko. /Gazeta10

Më poshtë letra e plotë dhe video e deklaratës së Ibrahimit në Politiko.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.