Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadetët e rinj të FSK-së stërviten për reagim në mot të ashpër

Gazeta10
14 January 2023 - 11:04

Kadetët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur të zhvillojnë trajnime për kërkim-shpëtim dhe mbijetesë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kadetët kanë nisur të sfidohen fizikisht dhe psiqikisht për reagim në kushte të motit të ashpër, raporton Gazeta10.

“Kadetët tanë të rinj zhvillojnë bazat e njohurive dhe demonstrimin praktik në lëmine e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës. Në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, kadetët tanë sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër”.

“Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë. Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara”, ka shkruar Mehaj në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.