Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 10 vjet e bllokuar, në muajin shkurt pritet të hapet rruga e tranzitit në Prizren

Gazeta10
14 January 2023 - 22:04

Pas rreth 10 viteve të bllokimit në muajin shkurt pritet të hapet rruga e tranzitit në Prizren, raporton Gazeta10.

Burime të Gazetës10 bëjnë me dije se Komuna e Prizrenit tashmë ia ka dërguar pronarit të shtëpisë njoftimin se ka një muaj afat për ta lëshuar shtëpinë e cila ka qenë pengesë për këtë rrugë.

Rruga në fjalë është nyja kryesore që lidh dy pjesët e qytetit dhe me pjesën e autostradës.

Kjo pengesë ka qenë temë diskutimi dhe e përfolur e cila duket se po merr fund. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.