Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mustafa e kujton 4-vjetorin e intervistimit në Hagë: Krerët e UÇK-së duhet të jenë të lirë

Gazeta10
15 January 2023 - 10:14

Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, duke kujtuar 4-vjetorin e intervsitimit të tij në Hagë, deklaroi se Gjykata Speciale duhet të mbyllë në afat të përgjegjshëm dhe të drejtë të gjithë ato të pavërteta të prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së.

Në një shkrim të tij në Facebook, Mustafa shkroi se e vërteta duhet të dalë shpejtë dhe pa vonesë në dritë, ndërsa duke aluduar në ish-luftëtarët që aktualisht po gjykohen në Hagë, tha se udhëheqësit e UÇK-së duhet të jenë të lirë.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) së bashku me NATO-n prishi balancat politike e strategjike duke e kthyer Ballkanin nga perëndimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.