
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në 24-vjetorin e kësaj ngjarje makabre qe tronditi botën.
Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo masakër mbetet dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë, raporton Gazeta10.
“Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë.Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar.”, ka shkruari ai.
Tutje, Haradinaj ka thënë se duhet të jemi mirënjohës përjetë ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit./Gazeta10