
Këngëtari dhe banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica javë më parë zbuloi se do të bëhej sërish baba.
Përmes një befasie që iu bë në shtëpinë e BBVK, bashkëshortja e tij i dha lajmin që janë në pritje të fëmijës së dytë.
Dhe teksa Gjoni po vazhdon rrugëtimin në shtëpinë e famshme ai po mendohet edhe për emrin që do t’ia vendos fëmijës.
Gjoni së fundmi po qëndronte në oborrin e shtëpisë bashkë me dy banorët e tjerë, Andin dhe Mbresën të cilëve u tha se ka vendosur për emrin nëse fëmija do të jetë djalë.
“Nëse më lind djalë, dua t’ia kë Arkimed, emrin e Stresit”, ka thënë Gjoni