Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krimet serbe në Kosovë, në gjykim vetëm dhjetë raste

Gazeta10
15 January 2023 - 18:57

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, vetëm 10 raste gjenden në shqyrtim, 8 prej tyre në shkallë të parë. Derisa, shqetësuese sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë është fakti që ligji ua mundëson të njëjtëve që të rihapin procedurën, kur gjykohen në mungesë, duke bërë që ata të dënohen vetëm në letra, shkruan Kanal10.

Kosova, përvitshëm përkujton masakra që forcat serbe i kryen 24 vjet më parë mbi popullsinë civile shqiptare.

Zëri i familjarëve të viktimave e i të mbijetuarve vazhdon të thërras për drejtësinë e munguar për mbi dy dekada.

Për krejt masakrat dhe vrasjet brutale të shqiptarëve nga policia dhe ushtria serbe, vetëm katër persona gjenden në paraburgim, si të dyshuar për krime lufte, prej tyre, tre serbë dhe një boshnjak.

Kurse, Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë dhjetë raste të tjera që po gjykohen për këto krime, tetë prej tyre gjenden në shqyrtim në shkallë të parë, ndërkaq dy janë në shkallë të dytë.

Ndërkaq, avokati Skënder Musa ka thënë se drejtësia ka punuar fare pak për zbardhjen e krimeve të kryera gjata luftës, derisa sipas tij, 15 vite dënim janë pak për kryesit e këtyre veprave kriminale.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë vitit të kaluar nga shkalla e dytë dënimi maksimal ka qenë kundër të pandehurit Goran Staniçiq, me 15 vjet burgim, kurse dënimi më i lartë ka qenë në kohën e UNMIK-ut me 20 vjet burgim.

https://youtu.be/O1c0kVA8KXs

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.