
Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, në janar mund të largohet nga Sevilla, por jo edhe nga La Liga.
Januzaj nuk po ka hapësira të mjafueshme te Sevilla dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga klubi andaluzian gjatë këtij muaji.
Mediat spanjolle raportojnë se ekipi që ka shprehur së fundmi interesim për shërbimet e sulmuesit nga Istogu është Valencia.
Trajneri Gennaro Gattuso e pëlqen Januzajn dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta afrojnë kosovarin në “Mestalla”.
Valencia planifikon që ta huazojë sulmuesin anësor deri në fund të këtij sezoni.
Reprezentuesi belg erdhi te Sevilla si lojtar i lirë, pas një periudhe katërvjeçare të kaluar te ekipi tjetër spanjoll, Real Sociedadi.
Deri më tani këtë sezon, Januzaj ka zhvilluar vetëm gjashtë paraqitje me Sevillën në të gjitha garat dhe nuk ka arritur ende të gjejë rrugën e golit me këtë skuadër.
Për shkak të formës së tij të dobët me Sevillën, sulmuesi 27-vjeçar nuk u ftua nga Belgjika për Botërorin e Katarit.
Sipas mediave spanjolle, Valencia mund ta kompletojë huazimin e Januzajt gjatë kësaj jave.