Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllaviçicë, raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policies për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime serioze ka pësuar një person i cili është dërguar me urgjenë në spital për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, tha Gashi./Gazeta10