
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se janë shtuar mirëmbajtësit e trajtuar të autmojeteve të blinduara, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me kampin amerikan Bondsteel.
Më tej, ai ka thënë se do të vazhdohet drejtë sukseseve të reja, me ShBA-në dhe forcat e saj të armatosura.
Këtu keni postimin e plotë:
“Shtohen specialistët tanë të mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve tona të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë
Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV).
Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik , SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!
#StrongerTogether ”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10