Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndryshimet klimatike – mot i ngrohtë gjatë dimrit në Kosovë

Gazeta10
17 January 2023 - 19:58

Raporti:Arbenita Ilazi / Kanal10

Në dekadat e fundit Kosova ka shënuar ngritje të përgjithshme të temperaturave mesatare. Ndryshimet klimatike vlerësohet të kenë prekur edhe vendin, për qka thuhet se ky dimër është një nga 5 dimrat më të nxehtë që nga viti 1950. Meteorologët thonë se vendi do të përballet edhe më tej me temperatura të larta, shkruan Kanal10.

Ndryshimet klimatike, ashtu si shtete të shumta, kanë filluar të prekin edhe Kosovën.

Meteorologët thonë se ky dimër është një nga 5 dimrat më të nxehtë që nga viti 1950.

Sipas tyre, ngrohja globale ka ndikuar në ndryshimin e temperaturave në vend.

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se gjatë dy viteve të fundit, në muajt e dimrit temperaturat kanë qenë të larta.

E temperatura të njëjta, sipas tij pritet ta përcjellin vendin edhe gjatë ditëve në vijim.

Nga Instituti Hidrometeroliogjik i Kosovës kanë thënë se në dekadat e fundit ka pasur ngritje të përgjithshme të temperaturave mesatare në Kosovë.

Nga ky institut kanë treguar edhe për faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e temperaturave.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Ekologjike, Arif Krasniqi ka thënë se temperatura e larta do të ndikojnë negativisht në cilësinë e ajrit, e thatësinë e tokës.

Ndryshimet klimatike vlerësohet se do të jenë kërcënim për vendin e botën edhe gjatë viteve të ardhshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.