Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka folur rreth video-mesazhit të djeshëm që kryeministri i vendit, Albin Kurti e kishte bërë në 5-vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqi, raporton Gazeta10.
Gjatë debatit me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj, Matoshi ka thënë se Kurti e ka përdor kufomën e Ivanoviqit për të u dhënë një mesazh serbëve të Kosovës “që kështu duhet me kanë si Ivanoviqi me i vra edhe do njerëz”.
“Në luftën të cilën Kurti e ka personalizuar ndaj Vuçiq, Kosova është në konflikt me Serbinë e jo Kurti personalisht. Çështja e Kosovës nuk guxon me u personalizuar prej një njeriu, pra me gjetë një kufomë e me iu tregu serbëve të Kosovës që qështu duhet me kanë ju si Ivanoviqi me i vra edhe do shqiptarë. Merrni ekspertë të logjikës së gjuhësisë ta analizojnë atë tekst, nëse qaty nuk ka lëvdata lakuriq për një njeri që është dënuar për krime lufte atëherë flasim ndryshe.”, ka thënë Matoshi.
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj i ka thënë Matoshit se në vitin 2018 kur ai ishte pjesë e kabinetit të Ramush Haradinaj, kur ai qeveriste me vendin, kishte mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit./Gazeta10