Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IKSHPK: COVID-19 me trend të rritjes në vend, bën thirrje për bartjen e maskave

Gazeta10
18 January 2023 - 15:17

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se në vend ka një trend të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe njëkohësisht ka bërë thirrje për bartjen e maskave, raporton Gazeta10.

Në njoftim më tej bëhet e ditur se IKSHPK është duke bërë gjurmimin e rasteve.

Më tej, këshillohen qytetarët që të vaksinohen.

IKSHPK ka rekomanduar edhe masa të tjera të cilat qytetarët duhet t’i respektojnë.

Këtu keni postimin e plotë:

“ Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj COVID-19!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar.

COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

#vaksinohuni”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.