Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë më 1 mars

Gazeta10
18 January 2023 - 18:50

Raporti: Gresa Bardhecaj/Kanal10

Në rast se nuk ka rrethana që ndikojnë në shtyrjen e fillimit të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, trupi gjykues ka bërë të ditur se i njëjti do të fillojë më 1 mars. Prokuroria ka kërkuar rreth 700 orë për paraqitjen e çështjes për çka trupi gjykues ka thënë të shqyrtojë kohëzgjatjen e këtij procesi. Ekipet mbrojtës janë shprehur të gatshëm për fillimin e gjykimit më 1 mars.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka deklaruar se do t’u duhen më pak se 700 orë për të paraqitur çështjen e tyre në rastin e ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu, ZPS-ja ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të fillojnë procesin gjyqësor më 1 mars, i cili sipas gjyqtarit, do të zgjasë deri në 5 vite, por i njëjti ka kërkuar nga ZPS-ja që të rishqyrtojë kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.

“Jemi të shqetësuar për kohën që ka kërkuar Prokuroria për kohën e saj rreth kësaj çështje. Le ta shqyrtojë shkurtimin e argumenteve të saj, në mënyrë që gjyqi të jetë i shpejtë dhe i drejtë. Nëse kjo funksionon, do të dëgjohen dëshmi për 600 orë në një vit dhe do të them nga përvoja që asgjë nuk është perfekte, dhe mund të zgjasë më shumë se sa shpresojmë. Ne do ta vlerësojmë mënyrën se si paraqisni argumentet tuaja dhe do të shohim nëse ka nevoje që procedurat të përshpejtohen.”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Charles Smith.

Derisa, nga ZPS-ja kanë thënë se janë duke bërë vlerësimin për 12 dëshmitarët e parë.

Jo të gjithë dëshmitarët do të vijnë këtu para trupit gjykues, ata që do të vijnë këtu për të dhënë dëshmi janë ata që janë në listë. Nuk di nëse këtë po e bëjmë për t’u treguar të kujdesshëm, por është e mundur që gjatë gjyqit dëshmitarët mund të paraqesin dëshmi që e bëjnë të panevojshme dëshminë e atyre më vonë. Ne po shikojmë nëse mund të zvogëlojmë kohën për të marrë dëshmitarët në pyetje. Po e bëjmë një vlerësim edhe për 12 dëshmitarët e parë”, ka thënë Matthew Howling.

Të gatshëm për të filluar procesin gjyqësor janë shprehur edhe ekipet mbrojtëse.

“Disa prej dëshmitarëve kanë qenë në çështje të tjera si në Hagë. Ne duhet të shikojmë 46 mijë faqe dokumente brenda datës 1 shkurt. Është një kohë e konsiderueshme. E kemi dorëzuar një mocion më 9 janar. Ky mocion është në pritje. Një tjetër temë që duam të ngremë është mundësia për digëzimin e çështjes mbi konfliktin e armatosur. Jemi gati të fillojmë më 1 mars për gjykim.”, ka thënë avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe.

“Periudhën duhet ta shkurtojë nga 700 orë të parashikuara. Psh një dëshmitar ka dhënë dëshmi në shumë procese të tjera, ka 8 intervista, dhe të gjitha do të paraqiten këtu. Në këtë rast Prokuroria duhet të kalojë një numër orësh. Koha që na duhet neve për të bërë kundërpyetje është e gjerë, pasi materiali është i gjerësishëm.”, ka thënë avokati i Kadri Veslit, Ben Emmerson.

Derisa, është kërkuar që të zbulohet identiteti i 12 dëshmitarëve të ZPS-së.

“Ne jemi duke bërë përpjekje të trajtojmë pasojat e asaj që ndodhi, dhe do përpiqemi të fillojmë më 1 mars dhe sa më shpejtë, por ka disa gjëra që mund të pengojnë përgatitjen tonë. Kjo varet shumë nga identetiti i 12 dëshmitarëve të parë që do të japin dëshmi. Sygjerojmë të ketë një pushim pas deklaratave hyrëse. Nëse fillojmë më 1 e 2 mars me deklarata hyrëse, të bëjmë ndërprerje për 1 javë ose 10 ditë.”, ka thënë avokati i Rexhep Selimit, David Young.

Trupi gjykues i ka kërkuar ZPS-së të dorëzojë listën e ndryshuar të provave materiale brenda 30 janarit 2023.

Gjithashtu, ka urdhëruar prokurorinë të dorëzojë mocionin e rregullës 154 për 12 dëshmitarët e parë brenda 7 shkurtit 2023.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe gjykimi ndaj tyre nën pretendimet për krime lufte, ende nuk ka nisur.

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.