Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia konfirmon kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së

Gazeta10
18 January 2023 - 20:41

Më herët Gazeta10 raportoi se organet e drejtësisë gjermane, kanë zbuluar një plan për atentat ndaj disa deputetëve të LDK-së dhe kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut.

Në një përgjigje për Gazeta10, zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi thotë se policia i ka marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Krasniqi për Gazeta10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.