Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Publikohen pamje para incidentit në Shtërpcë, 20 të rinj serbë e provokuan pjesëtarin e FSK-së

Gazeta10
18 January 2023 - 21:26

Pothuajse dy javë janë bërë që kur ndodhi incidenti në Shtërpcë ku u plagosën dy të rinj serbë dhe si i dyshuar u arrestua një pjesëtar i FSK-së, Azem Kurtaj.

Por, sot gazetarja e Prishtina Insight, Blerta Begisholli ka  publikuar një shkrim të saj lidhur me atë që kishte parë si një person që kishte kaluar aty para se të ndodhte ngjarja .

Ajo ka treguar se si ishte e bllokuar rruga në fshatin Gotovushë nga 20 të rinj serbë që mbanin edhe flamurin e Serbisë ku ishte futur në hartë edhe Kosova.

“Një grup prej rreth 20 të rinjsh serbë, shumë të veshur me rroba maskimi, dolën në rrugën kryesore. Në duar mbanin degë të thata, të përdorura si simbole të festimit të Krishtlindjeve ortodokse. Ata mbanin edhe një pankartë me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë brenda saj, me shkrimin: “Nuk ka dorëzim” në qendër të flamurit. I njëjti flamur u shfaq edhe në veri të Kosovës, kur serbët vendas barrikaduan rrugët në përpjekje për të refuzuar vendosjen e targave kosovare.”, ka shkruar ajo.

Pas një demonstrimi që thotë se zgjati rreth dy minuta në mes të rrugës, ku bllokuan makinat nga të dy drejtimet, ata u zhvendosën në anën e djathtë të rrugës dhe vazhduan t’u bërtasin makinave që kalonin.  Nuk ishte e qartë se çfarë po thoshin, përfundoi ajo.

“Instinkti im gazetaresk më shtyu të bëja menjëherë disa foto, por e hoqa shpejt telefonin, që të mos shihesha. Situata nuk ndihej e sigurt. E hoqa telefonin shpejt dhe vazhdova vozitjen. Duke kujtuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku bandat kriminale kishin bllokuar rrugët dhe provokuan një përshkallëzim të situatës, dhe në disa raste kishin sulmuar gazetarët, kisha frikë se e njëjta gjë mund të ndodhte edhe atje. Pak minuta më vonë raportova në redaksi për atë që kisha parë dhe nuk kaloi shumë dhe policia lëshoi një njoftim se kishte ndodhur një sulm.”, ka shkruar ajo.

Tutje, Begisholli ka shkruar se sipas Prokurorisë sulmuesi ka vazhduar rrugën drejt Brezovicës por pasi nuk është lejuar nga një grup të shkoj atje është kthyer prapa ku edhe ka shtënë.

“Nga sa ka përshkruar Prokuroria në dokumentet e saj, sulmuesi ka vazhduar rrugën drejt Brezovicës dhe pasi nuk është lejuar të shkojë atje, pasi një grup tjetër kishte bllokuar rrugën, është kthyer prapa. Ka qenë në kthim kur dyshohet se ka qëlluar në drejtim të grupit të parë të të rinjve, që shihet në foto.  Rasti ngriti shqetësime për sigurinë në Prishtinë dhe jo vetëm atje.  Dukej si një rast ideal që mund të përdorej nga grupet e ekstremit të djathtë për të përshkallëzuar situatën, të ngjashme me rastet që shkaktuan kriza të reja në ish-Jugosllavi.”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.