Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ancelotti: Është sezon i gjatë, luftojmë deri në fund në çdo garë

Gazeta10
19 January 2023 - 8:40

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media para duelit ndaj Villarrealit në Copa del Rey.

Ai e cilësoi këtë takim si një mundësi të mirë për ta kaluar periudhën e vështirë në për të cilën po kalojnë, transmeton Gazeta10.

“Ndeshja është një mundësi e shkëlqyer për ne për të kapërcyer një periudhë të vështirë. Ka shpesh momente të tilla gjatë sezonit. Është një lojë e vështirë dhe e ndërlikuar, por ne kemi urinë dhe motivimin për të dalë nga kjo situatë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të sigurt. Është një sezon i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund në çdo garë”, tha Ancelotti.

Tutje, trajneri italian tregoi se edhe Courtois edhe Benzema do të luajnë në ndeshjen e sontme. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.