Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ramabaja i VV-së i kërkon Parlamentit të BE-së largimin e Lajçakut nga dialogu Kosovë-Serbi

Gazeta10
20 January 2023 - 16:22

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që të nisin hetime për largimin e Mirsolav Lajçakut nga pozita e Përfaqësuesit Special për dialogun Kosovë-Serbi.

Ramabaja ka kritikuar Lajçakun për një deklaratë të dhënë para mediave pas takimit të pesë emisarëve ndërkombëtarë me kryeministrin Albin Kurti.

“Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd”, ka thënë sot Lajçak në Prishtinë.

Kjo deklaratë, Ramabajës i është dukur skandaloze.

“Kjo deklaratë skandaloze është më shumë produkt i ndërdijes së një avokati të Serbisë, se sa i vetëdijes së një përfaqësuesi diplomatik të BE-së. Pas kësaj deklarate, më në fund, Parlamenti i BE-së duhet të iniciojë procesin e largimit të tij, krahas kërkesës për fillimin e hetive, ngjashëm siç ka vepruar ndërkohë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, pasi kishte konstatuar se ai po favorizonte Serbinë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut”, ka thënë ai.

Ramabaja tha se Lajçak, krahas Aleksandar Vuçiqit vazhdon të jetë tepër i interesuar që plani franko-gjerman të shpallet si projekt i dështuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.