
Raporti:Arza Kastrati/Kanal10
Banorët e rrugës “Imzot Nik Prela” në Prishtinë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me tymin që po lirohet nga furra “Metro”. Ata kanë kërkuar nga komuna që të ndërmarrë masa, derisa kanë thënë se shëndeti i tyre po rrezikohet. Mirëpo, pretendimet e banorëve i kanë mohuar nga ky biznes.
Tymi që po lirohet nga kjo furrë në rrugën Imzot Nik Prela, në Prishtinë është bërë i shpeshtë.
Kështu të paktën thonë banorët e kësaj lagje, të cilët shprehen të shqetësuar se për shkak të tymit që po lirohet nga furra, po e kanë të pamundur hapjen e dritareve në shtëpitë e tyre.
Ata kanë kërkuar nga komuna që të reagojë, pasi janë shprehur se shëndeti i tyre po rrezikohet.
Mirëpo, pretendimet e banorëve i ka hedhur poshtë një nga punëtorët e furrës.
Ndërsa, drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Florian Dushi ka thënë se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë lidhje me ndotjen e ambientit nga biznesi në fjalë, por që do të kryej inspektime në të njëjtin.
Pasi u njoftuam, ekipi i inspekcionit shumë shpejtë do ta inspektoje atë zonë, dhe bazuar nga raporti i inspektimeve do të ndërmirren masat.- Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit në Prishtinë
Të shqetësuar me tymin që po lirohet nga kjo furrë janë shprehur prapa kamerave edhe banorë tjerë të kësaj lagje.